Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është ndjerë mbrëmjen e sotme pranë brigjeve të Zakinthos, në perëndim të Peloponezit. Lëkundja u regjistrua në orën 19:24 (sipas orës lokale), dhe është konfirmuar nga Instituti Gjeodinamik i Greqisë.
Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ndodhej 60 kilometra në jugperëndim të Strofades, ndërsa thellësia e tij ishte 10.8 kilometra. Deri më tani nuk raportohen viktima.