Artisti i njohur portorikan, Bad Bunny, ka njoftuar se turneu i tij i ardhshëm botëror “DeBÍ TiRAR MáS FOToS” nuk do të përfshijë asnjë koncert në SHBA. Në një intervistë për Variety, ai tha se fansat amerikanë kanë pasur shumë mundësi ta ndjekin në vitet e fundit, sidomos gjatë turneut “Most Wanted” që përfshiu 45 data në vitin 2024.
Turneu i ri do të nisë në nëntor dhe do të zhvillohet në Amerikën e Jugut, Evropë, Azi dhe Australi. Mungesa e SHBA-së në listë është interpretuar si një vendim me ngarkesë kulturore dhe politike, që lidhet me mesazhet e albumit të tij të fundit – për identitetin portorikan, kulturën hispanike dhe sfidat që përballen emigrantët në SHBA.
Para nisjes së turneut botëror, Bad Bunny do të mbajë 30 koncerte në Coliseo de Puerto Rico, në qytetin e tij, San Juan.