Showbiz

Modelja rrëqeth me periudhën më të vështirë të jetës: Trupi i babit është gjithë hekura dhe vida

Shkruar nga Liberale

 

Modelja rrëqeth me periudhën më të vështirë

Konkurrentja e “She’s On Top”, Arta Marku, ka rrëfyer periudhën e saj më të vështirë në jetë. Teksa tregonte se fëmijëria e saj ka qenë shumë e bukur, 22-vjeçarja shprehet se gjithçka ndryshoi në adoleshencë kur babai i saj bëri aksident.

Modelja rrëfen se Spitali Ushtarak ka qenë shtëpia e saj e dytë, e gjithë familjes së saj.


“5 vite kanë qenë shumë të vështira, ka qëndruar goxha në koma. Faleminderit Zotit, mrekullia e tij ka qenë që nuk ka dëmtuar pjesën e shtyllës kurrizore. Çdo kockë e tij është e thyer dhe është gjithë hekura e vida”, rrëfeu e reja.

Marku ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë:

“Duajini prindërit sa i keni, vlerësojeni, mos u mërzisni me ata kur iu kërkojnë një përqafim nga hiçi, nëse iu thonë hajde më puth pak ose më përqafo se më ka marrë malli, thjesht mos u ndjeni të lodhur, mos e bëni kurrë”.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH