Nelson Weiper, një sulmues i talentuar 20-vjeçar që luan për klubin gjerman Mainz, ka treguar se mund të veshë fanellën e Shqipërisë në të ardhmen. Në një intervistë për revistën gjermane Kicker, ai ka folur për kontaktet me ekipin kombëtar shqiptar dhe dëshirën e tij për të luajtur për Gjermaninë, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të luajë për kuqezinjtë.
“Ekipi i të rriturve të Shqipërisë më ka kontaktuar dhe më ka shprehur dëshirën për të më pasur në ekip. Kjo është një ndjesi shumë e veçantë dhe më bën krenar. Aktualisht dua të vazhdoj të tregoj talentin tim me Gjermaninë U21 dhe të luaj sa më gjatë për Gjermaninë. Por nëse një ditë kjo nuk është më e mundur, Shqipëria është një mundësi shumë e mirë për mua,” – tha Weiper.