Këngëtari i njohur Bardhi dhe partnerja e tij Sara janë bërë prindër për herë të parë disa muaj më parë, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre të bukur, Nea. Tani, çiftit i është dhënë mundësia të shijojnë pushimet e para si familje, duke udhëtuar drejt bregdetit jugor të Shqipërisë.
Megjithë sfidat që sjell prindërimi, Bardhi dhe Sara nuk kanë harruar të ndajë me ndjekësit e tyre momente të veçanta nga jeta e përditshme, duke shpërndarë foto dhe video plot dashuri dhe lumturi familjare.