Edi dhe Anisa kanë tërhequr vëmendjen e medias rozë me paraqitjet e tyre në ‘Big Brother VIP Kosova’, duke qenë ndër personazhet më të komentuar.
Së fundmi, Anisa ka publikuar një video ku shihet duke vozitur motor së bashku me Edin, ndërsa në sfond dëgjohet një pjesë nga një këngë e saj. Ky moment është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar si një shenjë të qartë që tregon lidhjen e tyre.
Pas disa detajeve të ndara më parë që ndezën diskutimet në rrjetet sociale, ky video vjen si një moment intim që ka nxitur dyshimet dhe kuriozitetin e fansave. Tani të gjithë presin një konfirmim zyrtar për marrëdhënien mes dy artistëve.