Sport

Burim Kukeli emërohet trajner i ekipit U-21 të Zyrihut

Shkruar nga Liberale.al

Burim Kukeli emërohet trajner i ekipit U-21 të Zyrihut

Burim Kukeli,Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, rikthehet te klubi i Kjo u konfirmua nga vetë klubi zvicerian, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku ndër të tjera shkruhej:

“Burim Kukeli do të jetë trajneri i ri i ekipit U21. 41-vjeçari luajti për klubin e qytetit nga viti 2012 deri në vitin 2017 dhe luajti 100 ndeshje zyrtare gjatë kësaj kohe. Ai e nisi karrierën e tij si trajner në vitin 2020 si ndihmës trajner te SC Kriens. Ai mbajti të njëjtën pozicion te FC Ëil 1900, FC Sion dhe Grasshopper Club Zurich. Si trajner kryesor, ai ishte në krye të ekipit U21 të GC në pranverën e vitit 2023. FCZ i uron ngrohtësisht Burim Kukelit dhe i uron fat dhe suksese.”.

Në moshën 41-vjeçare, shqiptari do të kërkojë të lerë gjurmë nën drejtimin e 21-vjeçarëve të Zyrihut. Gjatë karrierës së tij si lojtar, Kukeli u aktivizua 27 ndeshje me fanellën e Kombëtares shqiptare.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH