Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me një ngjarje të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ndërroi jetë pasi u qëllua me armë nga pronari i banesës ku ai kishte hyrë për të vjedhur.
Mësohet se viktima është 26-vjeçari Rivaldo Rusi, i cili u vra me armë zjarri nga biznesmeni italian Aurelio Valiente. Shqiptari u gjet i groposur disa metra larg pronës së biznesmenit, i cili e tregoi vetë se ku e kishte fshehur trupin e viktimës.
Për mediat italiane ka folur dhe bashkëshortja e viktimës, e cila tha se Rusi bëri një gabim por nuk e meritonte të vdiste në këtë mënyrë. Ajo tha se biznesmeni la një fëmijë pa baba.
“Ai bëri një gabim, por nuk duhej të kishte vdekur kështu. U varros si kafshë. Na la një fëmijë pa baba”-, ka thanë ajo.