Aktualitet

Sazani tokë e "xanun"/ Biznesmeni Jared Kushner dhe Ivanka Trump shijojnë perëndimin në Vlorë

Shkruar nga Liberale

Sazani tokë e "xanun"/ Biznesmeni Jared Kushner dhe Ivanka Trump

Biznesmeni i njohur Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, së bashku me bashkëshorten tij, Ivanka Trump. Gjatë kësaj vizite në vendin tonë ata kanë shkuar edhe në ishullin e Sazanit, ku aktualisht është në fazë planifikimi ndërtimi i një resorti luksoz.

Madje çifti shfaqen duke pozuar me një prej kuzhinierëve në qytetin bregdetar të Vlorës. 

Theksojmë se projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh në 8 për qind të ishullit.

Komiteti i Investimeve Strategjike i dha statusin investitor strategjik kompanisë së lidhur me Jared Kushner për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit.

Vendimi u mor më 30 dhjetor, duke pranuar propozimin e kompanisë “Atlantic Incubation Partners LLC”, ku sipas vendimit, në ishull parashikohet një investim prej 1.4 miliardë eurosh dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8 për qind të ishullit ose 45 hektarë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH