Letërsi

LIBRI I DITËS: "Van Gogu dhe Siena"-  Nga Silvia Kwon, me një rrëfim intrigues i marrëdhënies së Vincentit me Siena Hornikun

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Van Gogu dhe Siena"-  Nga Silvia Kwon, me

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Van Gogu dhe Siena

Kategoria: Letërsi artistike, Libra artistikë

Autor: Silvia Kwon

Numri i faqeve: 318

Çmimi: 1.200 Lekë

Përshkrimi

Një natë dimri e acartë. Siena dhe vajza e saj e mitur janë në prag të dorëzimit përballë të ftohtit të madh, lodhjes, urisë që i ka kapluar, kur befas shfaqet Vincent van Gogu. Ai, një artist që përpiqet të shtrojë rrugën drejt artit, u ofron atyre një strehëz të ngrohtë për të kaluar natën.

I mahnitur nga Siena, nga fytyra e saj, sfidat që ka përballuar, si dhe jeta që ka jetuar, Vincenti i propozon që të punojë për të si modele. Por, papritmas, nga modele ajo kthehet në muzë për të dhe ata dashurohen.

Teksa lidhja dhe intimiteti mes Vincentit dhe Sienës thellohen, marrëdhënia e tyre përballet me gjykime të ashpra dhe armiqësi nga të panjohurit dhe njerëzit më të afërt, gjë që e kërcënon hapur lidhjen e tyre.

A do të mund të triumfojë dashuria e tyre mbi gjithçka? Kjo është historia magjepsëse dhe prekëse e ndërthurjes së nevojës për mbijetesë të një gruaje me rrugëtimin drejt gjeniut artistik të një burri. Kjo eshte historia e Vincentit dhe Sienës.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH