Letërsi

LIBRI I DITËS: "Elena e di"- Claudia Piñeiro përshkruan historinë e një gruaje e cila niset në kërkim të së vërtetës mbi vdekjen e vajzës

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Elena e di"- Claudia Piñeiro

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Elena e di

Kategoria: Roman

Autor: Claudia Piñeiro

Viti i publikimit: 2025

Numri i faqeve: 180

Çmimi:1.000 Lekë

Përshkrimi

Në romanin e saj "Elena e di", autorja e njohur argjentinase Claudia Piñeiro përshkruan me mjeshtëri të rrallë historinë e një gruaje, Elenës, e cila niset në kërkim të së vërtetës mbi  vdekjen e vajzës së vet Rita. Pasi trupi i saj gjendet i varur në kambanoren e një kishe që frekuentonte, hetimet zyrtare mbi incidentin mbyllen shpejt. Nëna e saj, e sëmurë nga Parkinsoni, është e vetmja që mbetet e vendosur për të gjetur fajtorin. Duke rrëfyer një udhëtim të vështirë nëpër periferitë e Buenos Airesit, në kërkim të një gruaje tjetër, Isabelës, e cila, siç mendon Elena, i ka një borxh të vjetër mirënjohjeje dhe përmes një bisede zbuluese mes të dyjave, dalin sekretet e personazheve  dhe anët e fshehta të autoritarizmit dhe hipokrizisë në shoqërinë tonë. 

Në një rrëfim shumë të arrirë, Claudia Piñeiro zbulon me një ndjeshmëri të fortë përditshmërinë e një gruaje me Parkinson, mes mijëra pengesash që duhet të kapërcejë, vështirësive të shkaktuara nga “mosbindja” e këmbëve për të lëvizur, duke i dhënë një thellësi pafund personazhit stoik të Elenës, e cila nuk  dorëzohet kurrë. Elena e di është një reflektim i fuqishëm mbi sëmundjen, përkujdesin, trupin, besimin dhe lirinë personale – sidomos të grave. 

“Në pamje të parë duket sikur ky është një thriller rreth një protagonisteje të vetme. Por në të vërtetë trajton mprehtësht marrëdhëniet nënë-bijë, poshtërimin nga  burrokracia, barrën e përkujdesjes për një person me aftësi të kufizuara dhe imponimet e dogmave fetare mbi gratë.” 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH