Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Gryk-Çajë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra larg saj. Si pasojë, humbi jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi L.Sh., 65 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se drejtuesi i automjetit tip “Fiat” ka humbur kontrollin mbi mjetin, çka ka sjellë daljen nga rruga.
Fatkeqësisht, 65-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.
NjOFTIMI I POLICISË:
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës.
Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital.