Letërsi

"Hera e dytë që VDES", fituesja e "Nobelit për Letërsi" përgënjeshtron lajmin e vdekjes së saj

Shkruar nga Liberale

"Hera e dytë që VDES", fituesja e "Nobelit për

Fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi, Elfriede Jelinek, ka përgënjeshtruar lajmit për vdekjen e saj në mediat gjermane.

"Kjo është hera e dytë që vdes”.

Informacioni u postua fillimisht në platformën X, në një llogari që supozohej se i përkiste një dege të një shtëpie botuese gjermane, dhe u riprodhua nga mediat, duke provokuar reagime të forta emocionale në faqet e rrjeteve sociale, shkruan France24.

Më pas e njëjta llogari që publikoi lajmin tha se ishte një mashtrim, i krijuar nga italiani Tommaso Debenedetti. 

Debenedettin disa media e paraqesin si një “mësues shkolle të mesme në Romë” që ka përhapur lajme të rreme në internet për vite me radhë, për të treguar pamaturinë e gazetarëve që nxitojnë t’i ritransmetojnë ato pa i verifikuar.

Në vitin 2022, një anëtar i parlamentit kërkoi që të mbahet një minutë heshtje gjatë një takimi të komisionit parlamentar për vdekjen e ish-kancelarit austriak Franz ëranitzky, informacion për të cilin u shpërnda nga i njëjti burim.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH