Letërsi

LIBRI I DITËS: "MIRGORODI"- Një panair ku njerëzit personifikojnë zallamahinë dhe zallamahia personifikon njerëzit...

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "MIRGORODI"- Një panair ku njerëzit

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "MIRGORODI"

Autor: Nikolai Gogol

Shtëpia botuese: Arka e Noes

Kategoria: Tregime

Çmimi: 1.200 Lekë

Viti i botimit: 2025

Faqe: 176

Përshkrimi

Një panair ku njerëzit personifikojnë zallamahinë dhe zallamahia personifikon njerëzit, djalli përfiton të ngatërrohet midis gjindjes, gati për të gjetur shkas të korruptojë shpirtrat njerëzorë. Ky djall i cili guxon gjer edhe të rrëmbejë hënën prej qiellit sa herë që i teket, e mandej ta kthejë pas aty ku e mori, përfundon në thasët e ngarkuar me personazhe burrash qesharakë të dhënë pas epshit, por nuk e arrin asnjëherë atë çka dëshiron.

Vasha të bukura aq sa për të marrosur djemtë që t'u hyjnë aventurave veç për të fituar zemrat e tyre; njerka të liga; baballarë matufë; burokratë të vegjël që asnjëherë nuk zgjidhin çështje por rrinë dhe i soditin ato; miqësi pothuaj vëllazërore të krisura për një fjalë goje, e cila në këtë rast është fyerja "patok" ndaj tjetrit; - në një klimë midis njerëzish e shtrigash, gazmimit e mallkimeve, Nikolai Gogol gërsheton legjendat ukrainase me jetën e njerëzve përreth tij, ashtu siç vetëm një mjeshtër i rrëfimit si ai mundet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH