Letërsi

LIBRI I DITËS: "Pas dyerve të Parisit"- ROMAN nga Sindi Tona mbi sekretet, dashurinë dhe të kaluarën që nuk pushon kurrë së ndjekuri

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Pas dyerve të Parisit"- ROMAN nga Sindi Tona

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "Pas dyerve të Parisit"

Autor: Sindi Tona 

Kategoria: Roman

Shtëpia Botuese: Living

Çmimi: 1.200 Lekë

Përshkrimi

Ajo donte të ndante me të gjithë dashurinë e saj Ai po përpiqej të fshihte gjithçka që kishte bërë

Kur Sia pranon propozimin befasues të Eidenit, një burrë karizmatik, tërheqës, ideal për t'u dashuruar, nuk ka asnjë dyshim: ka gjetur gjysmën e saj. Eldenit i mjaftojnë vetëm disa muaj për ta bindur se janë gati për martesë, por pikërisht atëherë kur gjithçka duket thuajse e përsosur për të qenë e vërtetë, Sia propozon një udhëtim në Paris, qytetin ku jeton motra e saj e vogël, Lea.

Gjithçka zë fill prej përqafimit të parë në kaosin e aeroportit, ku Lea, një vajzë perri, me flokë ngjyrëbakri dhe quka të lezetshme, ka një errësirë të pazakontë në sy. Diçka prej njeriut që të kujton dikë. Mos ndoshta Mian? Po ajo ka vdekur vite më parë, njësoj si Danieli.

Për Eidenin, Parisi nuk është qyteti i dashurisë, por qyteti i të vërtetave, të cilave nuk u ikën dot. Nëpër rrugicat borgjeze, shik e plot zhurmë të Parisit, fshihen ata që të tjerë janë, e të tjerë hiqen. Sena gjatë natës lëshon pasthirrmat e hidhura të së shkuarës, të cilën Eideni nuk është i vetmi që e fsheh.

Kur Sia fillon të bëhet dyshuese dhe i hyn rrugës për të nxjerrë të vërtetat në pah, gjithçka ndryshon kryekëput. Eideni mendon se po e vë përfund paranoja, por ajo që ai nuk di, është se thuajse njëzet vjet më parë, ka gjurmë, të cilat nuk i ka fshirë aq mirë sa mendon.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH