Letërsi

LIBRI I DITËS: "Xhakaranda"- Si pema e lindur dhe e rritur mes errësirës dhe dritës, i ngre himn njerëzimit...

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Xhakaranda"- Si pema e lindur dhe e rritur mes

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "Xhakaranda"

Autor: Gael Faye

Kategoria: Roman

Shtëpia Botuese: Papirus

Çmimi: 1.200 Lekë

Përshkrimi

Çfarë sekretesh fsheh hija e xhakarandës, pemës së dashur të Stelës? Mikut të saj Milanit do t'i duhet shumë kohë për ta zbuluar këtë. Vite të tëra për të zbuluar heshtjet e Ruandës, akoma e rrënuar nga gjenocidi i Tutsive.

Duke u dhënë zë të humburve, të rinjtë do t'i shpëtojnë vetmisë. Dhe do të gjejnë paqen pranë brigjeve të mrekullueshme të liqenit Kivu.

Me butësinë e tij origjinale, Gaël Faye na tregon historinë e tmerrshme, të shtrirë në katër breza, të një vendi që, pavarësisht gjithçkaje, përpiqet të dialogojë dhe të falë.

Xhakaranda, si pema e lindur dhe e rritur mes errësirës dhe dritës, i ngre himn njerëzimit, paradoksal, plot dashuri dhe gjallëri.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH