RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Titulli: “Vjeshta e Mesjetës”
Autor: Johan Huizinga
Përktheu: Enis Sulstarova
Çmimi: 1.500 Lekë
Përshkrimi
Vjeshta e Mesjetës është analizë historike e jetës kulturore të Mesjetës së Vonë, veçanërisht asaj në Francë dhe Vendet e Ulëta gjatë shekujve XIV dhe XV. Kjo vepër analizon në thellësi mënyrat e mendimit, format e shprehjes, besimet fetare dhe doket shoqërore të asaj epoke.
Libri argumenton se kjo periudhë karakterizohet nga një qytetërim manierist dhe i stilizuar gjer në tepri, me theks te kalorësia dhe dashuria oborrtare, te një mendësi fetare e dominuar nga frika prej vdekjes dhe botës së përtejme, dhe një mjedis kulturor me imagjinatë të harlisur e thellësisht pesimist.
Pak nga jeta e autorit
JOHAN HUIZINGA (1872-1945), ishte historian holandez, i njohur botërisht për veprën Herfsttij der middeleeuwen (Vjeshta e Mesjetës; 1919). Huizinga studioi në universitetin e Groningen-it dhe atë të Leipzig-ut. Dha mësim lëndën e historisë në Haarlem dhe letërsi indiane në Amsterdam.
U bë profesor i historisë fillimisht në Groningen (1905 15), mandej në Leiden gjer më 1942, ku u arrestua nga nazistët. Mbeti në arrest deri kur vdiq, më 1945. Në veprat e para ai u mor me studimin e letërsisë indiane dhe kulturës. Përveç Vjeshtës së Mesjetës, u shqua për veprën Homo Ludens.