Aktualitet

Shkarkime masive në Policinë e Shkodrës pas ndërtimeve pa leje në Theth/ Banorët akuzojnë policët që kanë marrë para për ndërtimet

Shkruar nga Liberale.al

Shkarkime masive në Policinë e Shkodrës pas ndërtimeve pa

Tërmet në Policinë e Shkodrës! Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të gjithë drejtuesit e këtij qar-ku janë shkarkuar nga detyra, pas zbulimit të një sërë ndërtimesh pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit.

Mes të shkarkuarve janë Fatmir Lleshi, drejtori i policisë së Shkodrës, dhe Nik Nikolla, shefi i komisariatit, të cilët akuzohen për mungesë reagimi ndaj ndërtimeve të paligjshme që janë lejuar të ngrihen në mënyrë të vazhdueshme në një prej zonave më të rëndësishme turistike të vendit.

Shefi Nikolla ka qenë më herët pjesë e një incidenti të debatueshëm me një prej banorëve të Thethit, gjatë një proteste që kundërshtonte prishjen e ndërtimeve pa leje. Në video të shpërndara në rrjet, qytetari e akuzon publikisht Nikollën dhe policinë se kanë marrë para për të lejuar ndërtimet.

“Ti dhe policët e tjerë keni marrë lekë për këto ndërtime”, – dëgjohet të thotë banori.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH