Aktualitet

Pas disa ditësh në kërkim, identifikohet 55-vjeçari i mbytur në lumin Drin

Shkruar nga Liberale

Pas disa ditësh në kërkim, identifikohet 55-vjeçari i

Është identifikuar viktima që u gjet i mbytur në lumin Drini i Zi në Kukës.

Bëhet fjalë 55-vjeçarin Luan Nuredinaj, banues në fshatin Oreshkë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët kishin raportuar humbjen e tij më 27 korrik në Komisariatin e Kamzës. Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake e trupit dhe ekspertiza e mjekut ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për gjetjen e trupit të pajetë të një shtetasi të paidentifikuar, në ujërat e lumit Drini i Zi, bëjmë me dije se:

Nga verifikimet rezultoi se trupi i pajetë i përket shtetasit L. N., 55 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Familjarët e 55-vjeçarit kanë kallëzuar më datë 27.07.2025, në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë, për largimin e tij nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH