Ekonomi

Prodhimi në krizë, importet e ushqimeve rriten me 33%

Shkruar nga Liberale

Prodhimi në krizë, importet e ushqimeve rriten me 33%

Importet e ushqimeve janë rritur 33% gjatë 5-vjeçarit të fundit, edhe pse Shqipëria ka humbur një pjesë të popullsisë për shkak të emigrimit dhe lindshmërisë. Në 6-mujorin e parë të vitit 2021, importet e ushqimeve dhe pijeve ishin rreth 57.8 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025, rreth 77 miliardë lekë, ose 33% më shumë.

Të dhënat të detajuara nga INSTAT tregojnë se në 6-mujorin e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, rritjen më të fortë në vlerë e kanë shënuar importet e cigares, 13%, kafesë me 33%, ushqimeve të përpunuara me 9%.

Faktori që duket se po e mban të lartë konsumin është turizmi. Edhe importet e ushqimeve po ndjekin të njëjtin trend. Vitin e kaluar, importet e ushqimeve u rritën mbi 20% duke ndjekur rritjen e fortë të ardhjeve, ndërsa në 6-mujorin 2025 janë rritur me 3%, me rritje te ngjashme të numrit të turistëve.

Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve të huaj, të cilët jo vetëm që konsumojnë produkte vendase, por edhe shtojnë nevojën për mallra të importuara, sidomos në sektorin e shërbimeve, hotelerisë dhe gastronomisë.

Rritja e importeve të ushqimeve është pasqyrë e drejtpërdrejtë e rritjes së konsumit sezonal që lidhet me flukset turistike. Në këtë mënyrë, turizmi po bëhet një element kompensues i rënies së kërkesës së brendshme.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH