Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Tremujori i dytë 2025, lindjet bien në 11 qarqe të Shqipërisë!

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Tremujori i dytë 2025, lindjet bien në 11 qarqe

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se shpopullimin nuk ka ilaç që ta ndalë në vendin tonë. Vetëm 48 lindje më shumë sesa vdekje, por nëse nga ana tjetër llogariten të larguarit e mundshëm në emigracion, drama bëhet edhe më e rëndë.

Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2025 rezultoi pozitive, referuar të dhënave të INSTAT, Instituti i Statistikave, duke regjistruar 48 lindje më shumë sesa vdekje, ku:
• numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2025 është 4.982, duke shënuar një rënie me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2024;
• numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2025 është 4.934, duke shënuar një rënie prej 3,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2024.

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, katër qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative ( shtesë negative do të thotë më tepër vdekje sesa lindje).

Në tremujorin e dytë 2025, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 691 lindje më shumë se vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 226 vdekje më shumë se lindje.

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, vetëm një qark i vendit shënoi rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënuan rënie, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024.
Qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 1.982 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët Gjirokastra me 74 lindje.

Qarku i Kukësit shënoi rritjen më madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë 2024, përkatësisht me 6,5 %, ndërsa qarku i Korçës shënoi rënien më madhe me 26,0 %.

Qeveria për të nxitur lindshmërinë në vend vendosi të mbulojë nga viti i ardhshëm që të mos ketë më bonus për bebet që do të lindin, por pagesë mujore deri në moshën 5 vjeçare. Qeveria planifikon që të japë 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për të dytin dhe 10 mijë lekë për të tretin e në vijim.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH