Është mbyllur 2-0 në favor të Anglisë ndeshja e parëkualifikuese e vlefshme për Botërorin 2026 nga ana e kuqezinjve në Londër. Vetëm 20 minuta lojë i mjaftuan Anglisë për të gjetur golin e parë ndaj Shqipërisë. Në Wembley, në 20' Lewis-Skelly i shmanget mbulimit të Asanit dhe i vetëm përballë Strakoshës çon topin në rrjetë. Shqipëria kishte një rast ndërsa priti deri në fund duke shpresuar në ndonjë mrekulli. Në '77 të pjesën e dytë, brenda zonës Kane kontrollon mjaft mirë një top dhe me një gjuajtje ndëshkon Strakoshën. Anglia kontrolloi lojën në minutat e mbetura dhe mori tre pikët.
Kuqezinjtë vinin me disa mungesa, teksa braziliani Sylvinho hoshi në fushë këta lojtarë; Strakosha në portë, në mbrojtje Balliu, Gjimshiti, Ajeti dhe Aliji. Në mesfushë treshja e përhershme me Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa Bajrami dhe Asani do të mbështesin Myrto Uzunin në qendër të sulmit.
Nga ana tjetër, formacioni i parë i Thomas Tuchel në krye të “Tre Luanëve” nisi me Pickford në portë; Walker, Konsa, Burn dhe Lewis-Skelly në mbrojtje. Mesfusha përbëhet nga Rice, Jones dhe Bellingham, ndërsa Foden dhe Rashford do të mbështesin Kane në sulm. Ndeshja u gjykku nga spanjolli Alejandro Hernández.
Minutat e lojës...
90+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Anglisë!
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
90′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Lewis-Skelly dhe në vendin e tij futet James.
83′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Rice dhe në vendin e tij futet Henderson.
82′ Zëvendësim i detyruar te Shqipëria. Strakosha lë fushën i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Kastrati.
78′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Asani dhe Laçi, në vendet e tyre futen Hoxha dhe Pajaziti.
77′ 2-0/ Kane kontrollon mjaft mirë një top në zonë dhe me një gjuajtje ndëshkon Strakoshën. (VIDEO)
74′ Tre zëvendësime te Anglia. Largohen Foden, Rashford dhe Jones, në vendet e tyre futen Bowen, Gordon dhe Rogers.
63′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Nedim Bajrami dhe në vendin e tij futet Armando Broja.
Pjesa e parë
32′ Gjimshiti ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
26′ Laçi lëshon një krosim drejt zonës, me Burn që e devijon dhe topi përplaset në traversë.
20′ 1-0/ Lewis-Skelly i shmanget mbulimit të Asanit dhe i vetëm përballë Strakoshës çon topin në rrjetë. (VIDEO)
17′ Kane del i vetëm përballë portës, por Strakosha arrin të ndalë aksionin.
5′ Një top i rrezikshëm hidhet në zonë për Bellingham, por Ajeti arrin të largojë topin.
1′ Starton ndeshja në Wembley!
ANGLIA: Pickford, Walker, Burn, Konsa, Lewis-Skelly, Rice, Jones, Bellingham, Foden, Rashford, Kane (C).
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Gjimshiti (C), Ajeti, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Uzuni.