Sport

Sherr te Inter pas katastrofës në Mynih

Shkruar nga Liberale

Sherr te Inter pas katastrofës në Mynih

Humbja 5:0 në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj PSG-së, është shoqëruar sherr mes zikaltërve.

“Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se ka pasur menjëherë një sherr mes një prej lojtarëve që qëndruan në stol gjatë 90 minutave dhe trajnerit Simone Inzagi. Davide Fratezi, i cili ishte një nga protagonistët kryesorë të kualifikimit si ndaj Bajern Mynih, ashtu edhe Barcelonës gjatë rrugëtimit në këtë turne, i ka kërkuar shpjegime Inzagit se pse nuk i dha minuta në finale.

Fratezi ka qenë i pakënaqur dhe ka pasur një përplasje verbale me teknikun që preferoi ta mbante atë në nxemje e më pas e uli në pankinë pasi kreu të pesë zëvendësimet. Sinjale tensioni pas një disfate historike, por edhe krisje totale mes palëve, pasi prej kohësh Fratezi ka bërë të qartë se nuk do të durojë më stolin.

Nëse Inzagi vendos të qëndrojë, largimi i Fratezit nga Interi bëhet i sigurt. Ndërsa gjërat mund të ndryshojnë me një trajner tjetër në pankinë, gjithmonë nëse ai i garanton më shumë minuta në fushë mesfushorit të Italisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH