Sport

Pep Guardiola flet me superlativa për Barcelonën dhe talentin Lamine Yamal

Shkruar nga Liberale.al

Pep Guardiola flet me superlativa për Barcelonën dhe talentin Lamine

Pep Guardiola ka lavdëruar Barcelonën për sezonin e saj, duke e quajtur “pothuajse perfekt” dhe ka shprehur dëshirën që ky sukses të vazhdojë për shumë vite.

Trajneri i njohur nuk harroi të përmendte edhe yllin e ri të skuadrës, Lamine Yamal, për të cilin kishte vetëm fjalë pozitive.

“Lamine është një lojtar që mund të ndryshojë ndeshjet nga krahu. Do të shohim nëse mund të krahasohet me më të mirët,” tha Guardiola. Ai përmendi ndeshjen kundër Interit si një provë të pjekurisë së tij, duke u shprehur i befasuar nga aftësitë që tregon një 17-vjeçar në nivele kaq të larta.

Guardiola foli edhe për kontratën e gjatë të Yamal me Barcelonën, e cila zgjat deri në vitin 2031. Me humor, ai tha: “Do të jetë në gjendje të blejë një shtëpi të mirë.”

Në fund, ai theksoi se Barcelona është vendi më i mirë për të: “Nëse klubet e paguajnë, është sepse ai i gjeneron këto para. Si tifoz i Barçës, jam shumë i lumtur që ky djalosh do të vazhdojë të rritet aty.”

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH