Tammy Abraham është lojtari më i ri i Beşiktaş. Klubi turk ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e sulmuesit anglez.
Sipas marrëveshjes, Beşiktaş do t’i paguajë Romës 2 milionë euro për huazimin e tij për sezonin 2025-2026. Nëse plotësohen disa kushte të përcaktuara në kontratë, transferimi do të bëhet i përhershëm nga sezoni 2026-2027, me një pagesë prej 13 milionë eurosh që do të shlyhet me këste deri në vitin 2030.
Edhe kontrata personale e Abraham është mjaft e majme. Sulmuesi do të përfitojë 6 milionë euro në sezonin e parë, 6.5 milionë në sezonin e dytë, dhe nga 7 milionë euro në dy sezonet pasuese.