Barcelona po vijon përpjekjet për të afruar sulmuesin kolumbian Luis Díaz, pavarësisht refuzimeve të mëparshme nga Liverpool. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, klubi katalanas është duke përgatitur një ofertë të re në ditët apo javët në vijim.
Pas dështimit për të firmosur me Nico Williams, drejtuesit e Barçës kanë rishikuar objektivat e merkatos dhe kanë kthyer vëmendjen te ylli i “The Reds”, i cili pëlqehet prej kohësh në “Camp Nou”.
Megjithatë, situata mbetet e vështirë. Liverpool ka refuzuar më parë interesimin e Barcelonës, por edhe të Bayern Munich, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të ndajë me Díaz këtë verë.
Pavarësisht kësaj, Barça nuk ka ndërmend të heqë dorë dhe do të provojë sërish të bindë klubin anglez, duke shpresuar në një përmirësim të kushteve financiare ose një ofertë që nuk do refuzohet.