Sport

Cristiano Ronaldo në zi pas vdekjes së Diogo Jotës: S’ka kuptim… sapo ishim bashkë në Kombëtare

Shkruar nga Liberale

Cristiano Ronaldo në zi pas vdekjes së Diogo Jotës: S’ka

Cristiano Ronaldo ka reaguar me një mesazh prekës pas vdekjes tragjike të futbollistit Diogo Jota dhe vëllait të tij, André. Sulmuesi i njohur portugez shprehu tronditjen dhe dhimbjen për humbjen e bashkëlojtarit, me të cilin ka ndarë fushën e lojës në dhjetëra ndeshje me Kombëtaren e Portugalisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ronaldo shkroi:

“Nuk ka kuptim. Sapo ishim bashkë në Kombëtare, sapo ishe martuar.

Familjes tënde, bashkëshortes dhe fëmijëve të tu, i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta dhe u uroj të kenë gjithë forcën e botës.

E di që gjithmonë do të jesh me ta.
Pushoni në paqe, Diogo dhe André. Të gjithëve do të na mungoni.”

Vdekja e Diogo Jotës ndodhi pas një aksidenti tragjik rrugor në Spanjë, vetëm disa ditë pasi ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso. Lajmi ka tronditur jo vetëm komunitetin sportiv portugez, por edhe tifozët dhe personalitetet e futbollit në mbarë botën.

Reagimi i Ronaldos është një prej dhjetëra mesazheve prekëse që janë ndarë online në nder të Jotës dhe vëllait të tij, duke dëshmuar për ndikimin dhe dashurinë që ai la pas.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH