Sport

13-vjeçarja nga Lushnja shpallet kampione bote për të rinj në karate, fiton në finale ndaj rivales serbe

Shkruar nga Liberale

13-vjeçarja nga Lushnja shpallet kampione bote për të rinj

13 vjeçatja nga Lushnja shpallet kampione e Botës në Ligën Rinore të Karatesë


Ajo quhet Amanda Dedej dhe nuk është një emër i panjohur në sportin e karatesë. Më në fund ajo arriti të realizoj ëndrrën e saj, të renditet e para në botë ne këtë sport. Sfida e radhës mbetet pjesëmarrja në lojërat olimpike dhe marrja e një tjetër medaljeje të artë.

Kampionati botëror i karatesë u zhvillua në Kroaci ku morën pjese 4000 të rinj nga 78 shtete të Botës. Kampionia lushnjare dominoj të gjitha ndeshjet duke i fituar me rezultate të thella. 

13-vjeçarja nga Lushnja shpallet kampione bote për të rinj

Dedej mundi kundërshtarët nga Ukraina, Hungaria, Suedia, Italia dhe Bullgaria.

Në finale, ajo mundi Neda Maričević të Serbisë me rezultatin 4–0 në kategorinë U14 / -52 kg. Federata Shqiptare e Karatesë vlerësoi talentin, përkushtimin dhe punën e saj të palodhur.

13 vjeçarja deri tani numëron 44 medalje Ari , duke thyer një tjetër rekord për numrin më të madh të medaljeve të fituara të arta në Shqipëri

Amanda Dedej tashmë është bërë një ambasadore e karatesë shqiptare. Dedej është shpallur më herët kampione e Shqipërisë, kampione Ballkanit, kampione Europës dhe tashmë kampione e Botës në Ligën Rinore të karatesë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH