Sport

TEJET PREKËSE/ Momenti kur nëna e Diogo e Andre Silvës dhe bashkëshortja e Jotës shkojnë për të identifikuar trupat në morg

Shkruar nga Liberale

TEJET PREKËSE/ Momenti kur nëna e Diogo e Andre Silvës dhe

Autoritetet spanjolle e kishin të pamundur për të identifikuar dy trupat që u dogjën së bashku me Lamborghinin ku udhëtonin futbollisti Diogo Jota me të vëllanë

Dhe për këtë Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Shkencave Ligjore në Zamora, kërkoi ndihmën e familjarëve.

Nëna e dy të rinjve dhe bashkëshortja e Diogos udhëtuan me zemër të thyer ndërsa identifikuan sendet personale të mbetur pa u djegur në makinë.

Siç shihet në pamje ato dalin të shkatërruara nga morgu, ku i shoqëronte Jorge Mendes, agjenti i futbollistit të Liverpool, Jota.

Qeveria Rajonale e Castile dhe Leon aktivizoi protokollin e mbështetjes psikologjike për të ndihmuar familjet e lojtarëve, siç është zakon në raste të tilla tragjike.

Pasi identifikuan trupat, të afërmit atou nisën për në Portugali, ku tani ndodhen trupat e Andre dhe Diogos.

Ndërkaq, funerali do të mbahet të shtunën në Gondomar (ora 10:00). Ceremonia do të mbahet në Kishën e Zonjës dhe dy të ndjerët do të transferohen më pas në varrezat lokale në vendlindje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH