Sport

FOTO/ U shua në aksident bashkë me të vëllanë, kush ishte futbollisti DIOGO JOTA, babai i tre fëmijëve që sapo ishte martuar

Shkruar nga Liberale

FOTO/ U shua në aksident bashkë me të vëllanë, kush

Një aksident tragjik ka tronditur botën e futbollit, por edhe opinionin publik në mbarë botën.

Diogo Jota, ylli portugez i Liverpoolit, ka humbur jetën në moshën vetëm 28-vjeçare pas një aksidenti të rëndë rrugor në Spanjë, së bashku me të vëllanë. 

FOTO/ U shua në aksident bashkë me të vëllanë, kush

Sipas raportimeve të mediave lokale si Marca dhe Enfoque, aksidenti ka ndodhur në autostradën A-52, pranë komunës Palacios de Sanabria, në provincën Zamora. Në automjet ndodhej edhe vëllai i tij, André Jota, 26 vjeç, i cili po ashtu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Të dy vëllezërit nuk arritën të shpëtojnë pas përplasjes tragjike që përfshiu mjetin e tyre në flakë.

Por ajo çka e rëndon më tepër ngjarjen është fakti se vetëm një javë më parë, më 22 qershor 2025, Jota ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso. Çifti, prindër të tre fëmijëve, të cilët kishin ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale momente të lumtura nga ceremonia martesore, ku shfaqeshin të buzëqeshur përkrah fëmijëve të tyre.

FOTO/ U shua në aksident bashkë me të vëllanë, kush

Në një postim prekës në Instagram, ata kishin shkruar: “22 qershor 2025. Po për gjithë jetën.” Fotoja u bë virale, duke marrë mbi 190 mijë pëlqime dhe qindra komente mbështetjeje nga personalitete të njohura si Darwin Núñez dhe Natalia Becker, bashkëshortja e portierit Alisson.

FOTO/ U shua në aksident bashkë me të vëllanë, kush

I ardhur te Liverpooli në vitin 2020 nga Wolves për 41 milionë paundë, Diogo Jota u kthye shpejt në një nga figurat më të dashura në “Anfield”. I pozicionuar në krahun e majtë të sulmit, ai zhvilloi 182 ndeshje me fanellën e kuqe, duke shënuar 65 gola dhe dhënë 26 asiste. Së fundmi, ai ishte pjesë kyçe e suksesit të Liverpoolit, duke fituar Premier League-n në sezonin 2024-25, si dhe FA Cup dhe Carabao Cup në 2021-22.

FOTO/ U shua në aksident bashkë me të vëllanë, kush

Lajmi i ndarjes nga jeta të Diogo Jotës ka lënë të pikëlluar klubin e Liverpoolit, bashkëlojtarët, trajnerët, tifozët dhe të gjithë komunitetin futbollistik ndërkombëtar. Homazhe dhe mesazhe ngushëllimi kanë nisur të vërshojnë nga mbarë bota.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH