Aktualitet

Aksident në rrugën Sarandë – Delvinë, 4 të plagosur

Shkruar nga Liberale.al

 

Aksident në rrugën Sarandë – Delvinë, 4 të

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë – Delvinë, në vendin e quajtur Shijan.

Në aksident janë përfshirë dy makina, një mjet tip Ford me drejtues Leonard Begolli, 64 vjeç, dhe një makinë tjetër tip Benz në pronësi të Alen Preçit. Përplasja mes dy mjeteve ka shkaktuar plagosjen e katër personave, përfshirë edhe dy drejtuesit.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH