Sport

" U prehsh në paqe VËLLA", Xherdan Shaqiri ndan foton me Diogo Jota-n pas aksidentit tragjik

Shkruar nga Liberale

" U prehsh në paqe VËLLA", Xherdan Shaqiri ndan foton me

Mesfushori i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka reaguar pas ndarjes tragjike nga jeta të futbollistit portugez Diogo Jota. 

Përmes një postimi të shkurtër, por emocional në rrjetet sociale, Shaqiri ka ndarë dhimbjen për humbjen e ish-shokut të skuadrës.

“U prehsh në paqe vëlla,” shkroi Shaqiri, duke bashkangjitur një foto të Jotës në fanellën e Liverpoolit.

" U prehsh në paqe VËLLA", Xherdan Shaqiri ndan foton me

Dy futbollistët luajtën së bashku në sezonin 2020/2021 te Liverpool, ku ndanë fushën e blertë dhe momente suksesi në kampionatin anglez.

Humbja e Jotës, vetëm dhjetë ditë pas martesës së tij, ka tronditur botën e futbollit. Ai ka lënë pas gruan dhe tre fëmijët e tij, ndërsa reagime të shumta nga kolegë, tifozë dhe figura të njohura të sportit kanë ‘pushtuar’ rrjetet sociale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH