Sport

Klopp i tronditur nga vdekja e Diogo Jotas: “Po luftoj me këtë dhimbje”

Shkruar nga Liberale.al

Klopp i tronditur nga vdekja e Diogo Jotas: “Po luftoj me këtë

Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit: sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, ka ndërruar jetë në një aksident rrugor tragjik në Spanjë, në moshën 28-vjeçare. Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi në provincën Zamora, ku Jota dhe vëllai i tij Andre humbën jetën pasi makina e tyre doli nga rruga.

Ky lajm i trishtë ka sjellë reagime të shumta, mes tyre edhe nga ish-trajneri i tij te Liverpooli, Jurgen Klopp, i cili në një postim emocional në rrjetet sociale, shkroi:

“Kjo është një kohë kur unë po luftoj! Duhet të ketë një qëllim më të madh! Por unë nuk mund ta shoh! Më vjen keq kur dëgjoj për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij Andre. Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm! Do të na mungosh shumë! Të gjitha lutjet, mendimet dhe forca ime për Ruten, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i donin! Pushoni në paqe.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH