Sport

Elseid Hysaj: Ndaj Serbisë, të mos përsëriten episodet e 2014

Shkruar nga Liberale

Elseid Hysaj: Ndaj Serbisë, të mos përsëriten episodet e

Kombëtarja kuqezi ka nisur grumbullimin, për dy ndeshjet në kualifikueset e Botërorit, ndaj Serbisë dhe Letonisë. Në prag të këtyre ndeshjeve, në konferencë për shtyp foli mbrojtësi Elseid Hysaj.

Shkodrani u shpreh se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, pasi Serbia është kundërshtari direkt për vendin e dytë. Mbrojtësi kuqezi theksoi se kjo përballje duhet të shihet vetëm si një sfidë futbolli dhe ekipi duhet të jetë i përqendruar për të dhënë maksimumin në fushë.

“Me Serbinë është ndeshje e rëndësishme sepse janë ndër kundërshtarët më direkt me ekipin tonë. Marrëdhëniet në vendet tona nuk duhet të hyjmë ne futbollistët, ka kush merret me këtë punë. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë, të jemi të përqendruar, të qetë, e dimë që është kundërshtari jonë direkt.

Po, mund të ketë presion, por mendoj që është presion pozitiv, që të shtyn të zbresësh në fushë me forcë dhe guxim. Është një ndeshje e veçantë, por mbi të gjitha është një ndeshje futbolli. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë. Duhet të futemi në fushë të qetë dhe të japim maksimumin për të fituar dhe për të marrë tri pikë.

Hysaj u shpreh se nuk duhet të përsëriten skenat e ndodhura në vitin 2014, ndërsa shtoi se Shqipëria mund ta fitojë ndeshjen ndaj Serbisë.

Të gjithë e panë atë ndeshje në vitin 2014. Nuk ishte një imazh i mirë për futbollin dhe nuk duhet të përsëritet ajo që ndodhi atëherë. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Luajmë për shtetin, për tifozët, për kombin. Nëse fitojmë, do të jetë një krenari e madhe për të gjithë ne. Duhet të jemi të qetë dhe të kuptojmë se jemi futbollistë. Jemi këtu për të kënaqur tifozët dhe për të dhënë gjithçka për fitoren.

Trajneri bën punën e tij. Gjithmonë na këshillon të jemi të qetë dhe të mos e marrim me presion këtë ndeshje. Jemi të gjithë profesionistë dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes. E dimë që Serbia ka lojtarë të mirë dhe një skuadër të fortë. Shumë prej nesh kemi luajtur kundër tyre në Serie A dhe në kampionate të tjera. Edhe ata e dinë që jemi një ekip që lufton dhe që mund ta fitojë këtë ndeshje.

Të gjitha ndeshjet në grup janë të rëndësishme, por kjo është direkte për objektivin tonë. E dimë që Anglia është një skuadër shumë e fortë, por kundër Serbisë mund të luajmë shumë mirë letrat tona. Kemi mundësinë ta fitojmë ndeshjen”, deklaroi Hysaj.

Ashtu si të gjitha ndeshjet e Kombëtares, edhe ajo ndaj Serbisë më shtatë qershor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH