Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Prokurorinë e Sarandës, ku një prokurore është kanosur brenda zyrës së saj nga dy gra.
Sipas informacioneve të para, dy gratë janë të afërme të një vajze të mitur, e cila ishte viktimë e një ngjarjeje penale që ka ndodhur disa ditë më parë. Prokurorja që po merrej me rastin kishte kërkuar masën “arrest shtëpie” për të dyshuarin, gjë që nuk u pëlqeu të afërmve të vajzës.
Të revoltuara, ato kanë hyrë në zyrën e prokurores, ku kanë folur me fjalë fyese dhe e kanë kanosur. Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka shoqëruar dy gratë për në komisariat dhe ka marrë dëshmitë e tyre.
Për shkak se prokurorja është palë në këtë rast, hetimi do të bëhet nga Prokuroria e Gjirokastrës. Rasti është cilësuar si “Kanosje e gjyqtarit”, sipas ligjit shqiptar.
Pamjet nga kamerat e sigurisë janë sekuestruar dhe do të shërbejnë si provë kryesore për zbardhjen e ngjarjes.