Kronikë

Vranë Renis Dobrën dhe trupin e hodhën pranë liqenit të Shkopetit/ Policia zbulon ku po fshihen dy vëllezërit Bushgjoka

Shkruar nga Liberale

Vranë Renis Dobrën dhe trupin e hodhën pranë liqenit të

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Renis Dobrës me 8 korrik.

Policia ka mundur të konfirmojë me pamje filmike dhe me prova, se të 4 personat Fatjon Bushgjoka (i arrestuar) Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe Petrit Çakrri kanë marrë pjesë në rrëmbimin e 23-vjecari.

Sa i përket dy vëllezërve në kërKim, rezulton se Aleksandër Bushgjoka ka dal jashtë vendit duke përdorur kufirin me Kosovën, një ditë pas ngjarje, më 9 korrik ka kaluar në Kosovë pasi ende nuk ka qënë në kërkim.

Ndërkohë edhe per Kristi Bushgjokën policia ka dyshime të forta se ka kaluar në Kosovë dhe fshihet në vendin fqinj.

Në Kosovë dhe më pas në Tropojë pak ditë pas ngjarjes ka kaluar edhe Petrit Çakrri i cili u arrestua ne hyrje të Tropojës. Policia shqiptare është në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës për kapjen e tyre.

Ndërkaq policia si pistë kryesore vijon të ketë konfliktet e drogës në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka.

E megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit Bushgjoka dhe Petrit Çakrri të kenë marrë porosi nga persona të tretë pikërisht për trafikimim e lëndëve narkotike.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH