Emanilda Rama, 26-vjeçarja pas marrjes në pyetje nga policia ka pranuar autorësinë e vrasjes se babait.
Motivi i vrasjes sipas saj ka qenë fakti se i ati nuk e lejonte të dilte të argëtohej, të blinte veshjet apo sendet qe asaj i nevojiteshin.
Në dëshminë e saj Emanilda Rama thotë se ka pasur debate te shpeshta me të atin për paratë që ajo i kërkonte, por sipas saj babai nuk ia jepte.
Ndërkaq, ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, fshatin Frashër të Fierit. 26-vjeçarja pasi ka mbytur të atin bashkë me të ëmën kanë inskenuar ngjarjen si aksidentale, dhe më pas e kanë raportuar në polici.