Një aksident i rëndë u shënua mëngjesin e djeshëm në Athinë, ku si pasojë humbi jetën një e re shqiptare. Viktima është identifikuar si Izabela Kuteli, 22 vjeçe, me origjinë nga Dukati i Vlorës.
Ajo po udhëtonte me një të afërm të familjes kur automjeti me të cilin lëviznin pësoi aksident. Përplasja rezultoi fatale për Izabelën, e cila, pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
Lajmi tragjik preku jo vetëm familjen e saj, por edhe komunitetin shqiptar në Greqi dhe në vendlindje. Miqtë dhe të afërmit e përshkruajnë ë Izabelën si një vajzë të mbarë, plot jetë dhe ëndrra, e dashur për të gjithë ata që e kanë njohur.
Trupi i saj pritet të kthehet në Shqipëri, për lamtumirën e fundit.