Kronikë

E RËNDË në Shkodër/ Po shkonte të merrte shërbimin, efektivi i policisë përplaset te vijat e bardha

Shkruar nga Liberale

E RËNDË në Shkodër/ Po shkonte të merrte

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” të Shkodrës, ku një punonjës policie ëhthë aksidentuar në vijat e bardha.

Sipas njoftimit shtetasi B.N, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur efektivin Pal Kërrçi, 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin.

Njoftimi zyrtar  i policisë:

Rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin.

Punonjësi i Policisë  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH