Kronikë

“Përmbytën” Europën me kokainë/ 28 ton në 2 vite, Elvis Çela dhe Franc Çopja fshehnin drogën në kuti sapuni e bombola metalike

Shkruar nga Liberale.al

“Përmbytën” Europën me kokainë/ 28 ton në 2

Grupi shqiptar i trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, i kryesuar nga Elvis Çela dhe Franc Çopja, me bazë në Paraguai, i goditur sot nga SPAK dhe EUROPOL, konsiderohet nga hetuesit si më i fuqishmi dhe me ndikim në çmimin e drogës në tregjet europiane. Zbërthimi i këtij grupi u bë mbi bazën e të dhënave të komunikimeve të enkriptuara të platformës SkyECC. Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për 14 persona dhe “detyrim paraqitje” për 2 të tjerë. Deri tani janë ekzekutuar 9 masa sigurie në Shqipëri, ndërsa një nga drejtuesit, Franc Çopja, është arrestuar në një vend të BE-së, ndërsa SPAK njoftoi se po punohet për ndalimin e 6 të tjerëve.

Rrjeti kriminal shqiptar trafikonte kokainë nga vendet latine duke e fshehur në kuti sapuni, boje metalike dhe deri nëpër bombolat metalike. Në 2 episode, ky grup ka trafikuar sasi rekord kokaine. Në nëntor 2020, shqiptarët trafikuan 11.6 ton kokainë duke e fshehur në kuti sapuni dhe boje metalike. Droga e fortë është sekuestruar në portin e Anversit në Belgjikë.

Ndërsa në vitin 2021, në muajin shkurt, grupi i Elvis Çelës dhe Franc Çopjas transporton një ngarkesë prej 16.4 ton kokainë duke e fshehur në bombola metalike. Lënda narkotike me vlerë tregu deri në 3.5 miliardë euro është sekuestruar në portin e Hamburgut.

Autoritetet ndërkombëtare kanë goditur dy ngarkesa rekord kokaine të organizuara nga ky grup:

-Nëntor 2020: 11.6 ton kokainë të fshehura në kuti sapuni dhe boje metalike, sekuestruar në portin e Anversit, Belgjikë.

-Shkurt 2021: 16.4 ton kokainë të fshehura në bombola metalike, sekuestruar në Hamburg, Gjermani, me vlerë tregu deri në 3.5 miliardë euro.

Arrestimet dhe masat e sigurimit

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për 14 persona dhe “detyrim paraqitje” për 2 të tjerë. Deri tani janë ekzekutuar 9 masa sigurie në Shqipëri, ndërsa një nga drejtuesit, F.C., është arrestuar në një vend të BE-së. Po punohet për ndalimin e 6 të tjerëve.

Hetimet zbuluan një skemë të sofistikuar pastrimi parash, që përfshinte transport fizik të shumave të mëdha “cash” nga BE drejt Shqipërisë përmes shoferëve të autobusëve ndërkombëtarë, si dhe përdorimin e sistemit informal “hawala” për të shmangur gjurmët bankare.

Me vendim gjykate janë sekuestruar 14 pasuri me vlerë disa miliona euro, përfshirë:

-Resort turistik në Xhafzotaj, Durrës

-Vila luksoze në Dhërmi dhe Tiranë

-Tokë dhe ndërtesa në Tiranë

-Kuota në disa shoqëri tregtare

-Rreth 112 mijë euro cash, 4 mijë USD dhe 880 mijë lekë

-Fadil alias Jul Balla pronari Ajman Resort

-Franc Çopja, i arrestuar ne Belgjikë

-Petrit Sulejmani alias Lakatos

-Dition Pepa, detyrim paraqitje

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH