Kronikë

Elbasan/ Gjobiten dy drejtues mjetesh për parakalim të rrezikshëm në aksin Librazhd-Qafë Thanë

Shkruar nga Liberale.al

Elbasan/ Gjobiten dy drejtues mjetesh për parakalim të rrezikshëm

Policia Rrugore e Elbasanit ka marrë masa të menjëhershme ndaj dy drejtuesve të automjeteve që u kapën duke kryer një parakalim të gabuar dhe të rrezikshëm në aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë.

Ngjarja u bë publike pasi një video e incidentit u bë virale në rrjetet sociale, duke sjellë reagime të shumta nga qytetarët për rrezikshmërinë që paraqet një sjellje e tillë në rrugë.

Pas identifikimit të drejtuesve të mjeteve, policia ka vendosur një gjobë prej 10.000 lekësh për secilin, sipas Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Në njoftimin zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan thekson se veprime të tilla nuk do të tolerohen dhe u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të raportojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, përmes numrit 112 ose Komisariatit Dixhital.

“Policia do të reagojë menjëherë dhe në përputhje me ligjin ndaj çdo drejtuesi që vë në rrezik jetën e vet dhe të të tjerëve në rrugë,” – thuhet në deklaratën për shtyp.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH