Një konflikt është regjistruar në bregdet në Ksamil. Nga pamjet e publikuara duket një person i gjakosur i cili është dhunuar nga një i ri.
Shkaqet e kësaj ngjarje ende nuk dihen ndërsa personi i gjakosur nuk ka reaguar dhunshëm. Autori largohet ndërsa i plagosuri duket i mpirë dhe nuk kryen asnjë veprim ndaj tij. Raportohet se i dhunuari është pronari i një hoteli.
Dhunuesi është identifikuar si Agim Taraj.
Taraj rezulton person me precedentë penalë për trafik droge dhe dhunë. Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka patur asnjë reagim zyrtar ndërsa ngjarja ka ndodhur mes pushuesve të cilët edhe ata janë shokuar nga dhuna.