Sport

Shkëndija bën historinë në Europë/ Kualifikohet në turin e 3-të të Champions League

Shkruar nga Liberale.al

Shkëndija bën historinë në Europë/ Kualifikohet në

Shkëndija e Tetovës ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e saj europiane, duke u kualifikuar në turin e 3-të të Champions League. Ekipi i drejtuar nga trajneri Jeton Beqiri arriti një fitore të madhe në transfertë, duke mposhtur FCSB-në e Rumanisë me rezultatin 1-2, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Maqedoni.

Rumunët kaluan të parët në avantazh me golin e Cissotit, por Shkëndija reagoi menjëherë me Latifin, duke barazuar rezultatin. Në pjesën e dytë, ishte Krstevski ai që përmbysi gjithçka dhe vulosi fitoren e madhe për ekipin shqiptar.

Me këtë kualifikim, Shkëndija siguron të paktën fazën e grupeve të Conference League, çka përbën një sukses të jashtëzakonshëm për klubin nga Tetova.

Në turin e tretë, Shkëndija do të përballet me kampionët e Azerbajxhanit, Qarabag, një kundërshtar me përvojë në Europë. Sido që të shkojë ky duel, rrugëtimi i kuqezinjve në arenën ndërkombëtare është i garantuar të vazhdojë edhe në vjeshtë.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH