Sociale

Ngacmimi në punë - KODI i ri Penal parashikon deri në 3 vite burg për kundravajtësit

Shkruar nga Liberale

Ngacmimi në punë - KODI i ri Penal parashikon deri në 3 vite burg

Kodi i ri Penal parashikon masa të reja për të punësuarit, diskriminimi serioz në vendin e punës, publik ose privat. Ja çfarë parashikohet më konretisht: 

VEPRAT PENALE KUNDËR PUNONJËSVE

Neni 658              

Përkufizime

Për qëllim të këtij seksioni, togfjalëshat “ose me urdhërimet administrative të lëshuara më parë” ose “ose dënimit administrativ të dhënë më parë për këtë shkelje, përdorur në dispozitat më poshtë, do të kuptojmë dënimin administrativ që autori ka marrë nga organet publike për shkeljet që ka kryer në të shkuarën për raste të tjera të ngjashme të tyre që përmenden në përmbajtjen e dispozitave konkrete.

Neni 659              

Diskriminimi i punonjësve

Diskriminimi serioz në vendin e punës, publik ose privat, ndaj çdo personi për shkak të ideologjisë, fesë ose besimeve të tyre, situatës së tyre familjare, përkatësisë së tyre në një grup etnik, racor ose kombëtar, origjinës së tyre kombëtare, gjinisë, moshës, orientimit ose identitetit seksual ose gjinor, arsyet që lidhen me gjininë, gjendjen e pamundësive të dukshme ekonomike ose përjashtimi social, sëmundja që vuan ose paaftësia e tij, duke penguar përfaqësimin ligjor ose sindikal të punëtorëve, marrëdhëniet me punonjës të tjerë të kompanisë, kur nuk janë riparuar dëmet ekonomike që janë shkaktuar dhe rivendoset situata e barazisë para ligjit pas urdhrit ose dënimit administrativ të dhënë më parë për këtë shkelje, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Neni 660              

Punësimi i paligjshëm

1. Vendosja, nëpërmjet mashtrimit ose abuzimit me një situatë nevoje e punonjësve në shërbim të punëdhënësit, në kushte pune ose sigurimesh shoqërore që dëmtojnë, shtypin ose kufizojnë të drejtat e njohura me ligj, nga kontratat kolektive ose nga kontratat individuale, vendosja e kushteve të paligjshme për punëtorët nëpërmjet punësimit të tyre sipas përcaktimeve që nuk kanë lidhje me kontratën e punës, ose i mbajnë ato në kundërshtim me parashikimet ligjore ose me urdhërimet administrative të lëshuara më parë për shkelje të tilla ose punësimi njëkohësisht i një numri të madh punonjësish pa njoftuar regjistrimin e tyre në organet kompetente shtetërore ose, sipas rastit, pa marrë autorizimin përkatës të punës, me kusht që numri i punëtorëve të prekur të jetë të paktën:

a) njëzet e pesë për qind, në kompani ose qendra pune që punësojnë më shumë se njëqind punëtorë,

b) pesëdhjetë për qind, në kompani ose qendra pune që punësojnë më shumë se dhjetë punëtorë dhe jo më shumë se njëqind, ose

c) të gjithë, në shoqëri ose qendra pune që punësojnë më shumë se pesë dhe jo më shumë se dhjetë punëtorë,

përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tridhjetë ditë.

2. Kryerja e veprimeve të mësipërme me dhunë ose kanosje, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Neni 661              

Punësimi i të huajve pa leje pune

1. Punësimi në mënyrë të përsëritur i shtetasve të huaj që nuk kanë leje pune, ose punësimi i një të mituri të cilit i mungon leja e punës, dënohet me gjobë ose me burgim nga një deri në katër vjet.

2. Kur punësimi i shtetasve të huaj pa leje pune bëhet në kushte që dëmtojnë, shtypin ose kufizojnë të drejtat që iu njihen me ligj, marrëveshje kolektive ose kontratë individuale pune, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Neni 662              

Rekrutimi me dredhi i krahut të punës

Rekrutimi i personave ose shtytja e personave me qëllim që ata të vendosin për t’u larguar nga puna e tyre duke iu ofruar me mashtrim, dredhi ose në të rremë, punësim ose kushte pune që nuk i mundësojnë në të vërtetë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në dyzet e pesë ditë.

Neni 663              

Ngacmimi në punë

Ngacmimi i vazhdueshëm i një personi me fjalë ose sjellje të përsëritura, duke pasur si qëllim ose efekt përkeqësimin e kushteve të punës, cenimin e të drejtave dhe dinjitetin e tij, dëmtimin e shëndetit fizik ose mendor ose vënien në rrezik të së ardhmes së tij profesionale, apo cenimin e integritetit të tij seksual apo përfitime të këtij lloji, pavarësisht nëse ndodhet apo jo në pozicion epror me viktimën, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Neni 664              

Nxitja për emigrim

1. Kushdo që nxit ose jep ndihmë për emigrimin e një personi në një vend tjetër duke simuluar një kontratë ose leje qëndrimi të rreme të një shteti të huaj, ose duke përdorur një mashtrim tjetër të ngjashëm, që krijojnë bindjen për të ndjekur orientimin për emigrim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër vjet.

2. Në çdo rast gjykata zbaton dënime plotësuese kur vepra penale është kryer edhe nga personi juridik i përshtatshëm sipas shkallës së përgjegjësisë së tij dhe pasojës së ardhur dhe, konfiskim të përfitimeve materiale nëse kanë ardhur apo janë premtuar nga transaksioni.

3. Kur vepra penale sipas paragrafit te pare te ketij neni kryhet per qellime fitimi, ajo konkuron me mashtrimin.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH