Kronikë

62-vjeçarit i përmbyset zetori dhe e zë poshtë, ndërron jetë

Shkruar nga Liberale

62-vjeçarit i përmbyset zetori dhe e zë poshtë,

Një aksident me pasojë vdekjen e një fermeri në Divjakë, i cili ka qenë duke punuar me mjetin e tij, është shënuar pasditen e sotme

62-vjeçari Mali Meta, teksa po punonte me zetorin e tij, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Si pasojë, ai ka humbur jetën.

Sipas policisë, "shtetasi M. M., 62 vjeç, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor, dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur dhe për pasojë 62-vjeçari ka ndërruar jetë".

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH