Kronikë

TRAGJIKE në Krujë/ Biznesmeni përplas aksidentalisht për vdekje vajzën e tij të mitur

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE në Krujë/ Biznesmeni përplas aksidentalisht për

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Krujë pasditen e së mërkurës.

Policia njofton se një e mitur ka ndërruar jetë, pasi është përplasur aksidentalisht nga një automjet që drejtohej prej babait të saj.

“Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital”, informon policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit. 

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH