Gëzim Hasimi është gjetur pa shenja jete, në zonën e pyllëzuar të fshatit Alipostivan.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 59-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e vetëplagosjes aksidentale, në këmbë, me armën e gjahut artizanale që përdorte për gjueti.
Në drejtimin e Prokurorisë, një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit.