Mesfushori i njohur Sergej Milinković-Savić nuk ishte në listën e futbollistëve të Serbisë për ndeshjen kualifikuese të Botërorit kundër Shqipërisë. Trajneri i kombëtares serbe, Dragan Stojkovic, foli për këtë çështje në konferencën për shtyp.
“E kam ftuar Sergejin pesë herë, por ai më tha se nuk ishte i përgatitur psikologjikisht për të luajtur,” tha Stojkovic. “Përderisa unë jam trajneri, ai nuk do të ftohet më. Nëse vjen një trajner tjetër, atëherë duhet ta pyesni atë.”
Ai shtoi se megjithëse Milinkoviç-Saviç nuk është i gatshëm për momentin, ai ende ka respekt të madh për lojtarin. “Qëndrimi i tij tregon që nuk ndihet psikologjikisht gati për të luajtur me kombëtaren,” përfundoi trajneri.