Këngëtarja Enca Haxhiu ka rikthyer vëmendjen me projektin e saj më të ri të titulluar “Original”, i cili u publikua pak ditë më parë dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Videoklipi i këngës u komentua gjerësisht për skena provokuese dhe pamje të nxehta, të cilat ndanë opinionin publik mes mbështetjes dhe kritikave. Ndërsa një pjesë e fansave e përgëzuan për guximin dhe stilin e lirë artistik, të tjerë shprehën pakënaqësi për përmbajtjen që sipas tyre ishte e tepruar.
Enca reagoi përmes disa postimeve në Instagram, duke theksuar se muzika e saj nuk është për “femra të zakonshme dhe humbësa”, por për “tipa kardinale”. Ajo shtoi gjithashtu se e konsideron veten si një figurë me ndikim për vajzat shqiptare:
“Unë rrita një gjeneratë të tërë të vajzave të forta shqiptare dhe tani do të rris të radhës. E vetmja gjë që mund të bëni ju është të shikoni.”