Në rrjetet sociale dhe disa media rozë kanë qarkulluar thashetheme që sugjeronin një krizë në marrëdhënien mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Dyshimet u nxitën nga mungesa e tyre në publik së bashku dhe mungesa e postimeve të përbashkëta në rrjetet sociale, çka për shumë njerëz është bërë shenjë e ndarjes së një çifti.
Por, reagimi i vetë Kleas e ka ndalur çdo hamendësim.
Sipas asaj që raporton Prive, Klea ka konfirmuar se nuk ka asnjë problem mes saj dhe partnerit të saj, Elgitit. “Meqenëse po më pyesni, po ju them që nuk ka asgjë të vërtetë në ato lajme. Jemi më të lumtur se kurrë,” ka deklaruar ajo.
Dyshja, të cilët janë prindër të një djali të quajtur Krid, kanë qenë gjithmonë të rezervuar në ekspozimin e tepërt të jetës së tyre private, duke preferuar një qasje më diskrete për publikun. Reagimi i Kleas vjen si një sqarim i domosdoshëm ndaj spekulimeve të pabazuara që janë bërë gjithnjë e më të zhurmshme në javët e fundit